PS: Mos digjni fletët

11/09/2010 19:50

Partia Socialiste bëri të ditur sot se çdo hap për djegien e fletëve të votimit do të çonte në bllokimin e reformave dhe në pamundësinë e dialogut mes palëve.

“Partia Socialiste mbështet deklaratën e zotit Bosch se djegia e fletëve të votimit do të ishte një veprim jo i mençur nga pikëpamja politike dhe për më tepër jo korrekt nga ana juridike. Sepse sikurse shprehet ligji shqiptar, prerogativa e drejtësisë për t’i pasur fletët e votimit në dispozicion të çdo hetimi të mundshëm e tejkalon çdo argument absurd për nevojën e boshatisjes së kutive të votimit. Për më tepër zoti Bosch me shumë të drejtë theksoi atë që Partia Socialiste ka ripërsëritur disa herë se djegia e flëtëve të votimit e bën të pamundur hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009”, është shprehur deputetja Vasilika Hysi.

Top Channel