“Ishulli i akullt” ndahet në 2 pjesë

11/09/2010 00:40

Masivi i akullit me përmasa sa katërfishi i ishullit të Manhatanit në Nju Jork, i shkëputur në fillim të muajit gusht nga Groenlanda, u nda në dy pjesë.

Sipas pamjeve të marra nga satelitët, ajsbergu gjigant u nda në 2 pjesë pasi u përplas me një shkëmb ujor në perëndim të Groenlandës. Nga ndarja u përftuan dy pjesë, njëra me diametër afërsisht 152 kilometra dhe tjetra rreth 84 kilometra.

Shkëputja e ndodhur në fillim të gushtit cilësohet nga shkencëtarët si ndarja më e madhe në 140 vitet e fundit e një ajsbergu, ndarje të cilën ata ia “faturuan” ndryshimeve klimaterike.

Top Channel