Francë, cip elektronik për fëmijët në kopshte

11/09/2010 10:20

Fëmijë me cip elektronikë për t’i ruajtur dhe mbajtur nën kontroll më mirë gjatë kohës që janë në kopsht. Po ashtu ky cip nuk i lejon ata që të ‘humbasin apo rrëmbehen nga dikush’.

Në Francë po diskutohet ideja për të testuar vitin e ardhshëm një sistem elektronik të kontrollit të fëmijëve.

Për mbështetësit e saj, kostoja financiare do të jetë e ulët sepse nuk do të ketë nevojë për kontroll të edukatorëve. Sistemi do të aplikohet fillimisht në një kopsht në kryeqytetin francez në 2011.

Top Channel