Facebook nuk di të ndalet. Pas regjistrimeve rekord në të, rrjeti social mposht edhe motorin më të madh të kërkimit në internet, Google, duke u bërë website-i më i frekuentuar nga përdoruesit.

Ky është rezultati i studimit të ComScore, sipas të cilit mbi 10 përqind e kohës së harxhuar në internet shkon për Facebook, ose 41.1 milionë minuta, ndërsa Google, me të gjitha website-t e saj arrin 38.8 milionë minuta.

Kjo është një tjetër e dhënë e rritjes së ndikimit të rrjetit social në jetën shoqërore amerikane, edhe pse i kritikuar shpesh për shkeljen e privatësisë së përdoruesve të tij.

Top Channel