Zbulohet sëmundje e re: Tanoreksia

10/09/2010 10:20

Autoritetet shëndetësore kanë një sfidë të re për të përballuar: Të ulin nivelin e njerëzve që janë të varur nga dëshira për të patur lëkurë të nxirë, ose sic e quajne ndryshe ‘tanoreksikët’.

Duke marrë masa për uljen e sëmundshmërisë të kancerit të lëkurës, që shkakton vdekjen e 50 mijë personave në vit, zyrtarët kanë menduar që të fokusohen në reduktimin e orëve që njerëzit shpenzojnë për t’u nxirë artificialisht.

Rreth 30 milionë amerikanë, i frektuentojnë rregullisht qendrat e aparaturave solare, ku nxihen artificialisht. Një adoleshent në katër, frekuenton solariumet, edhe në verë ndërsa është me pushime ne plazh. Cdo ditë ‘dhomëza nxirëse’ frekuentohet 1 milionë herë.

Dermatologët dhe psikiatrët janë në alarm. Në SHBA llogariten 6 milionë persona të prekur nga tanoreksia, (thënë ndryshe uri për nxirje të lëkurës). Shumë njerëz janë të varur nga kjo dëshirë aq sa e kanë të vështirë ta braktisin, ashtu sikurse një konsumator duhani e ka të vështirë ta lërë vesin e tij.

Nëse një anoreksik nuk e sheh kurrë veten aq të dobët sa duhet, një tanoreksik nuk është kurrë aq i nxirë sa duhet

Po si sillet një tanoreksik? Gjatë verës ai tenton që të zgjasë ekspozimin në diell, duke qëndruar jashtë edhe në orët më të nxehta të ditës.

Një tanoreksik në tre, i konsideron të ekzagjëruara alarmet e ekspertëve dhe një në katër mendon se ekspozimi nën llampat artificiale nuk është i rrezikshëm.

20 përqind e personave që shkon në solarium pranon shtimin e rrudhave dhe 17 përqind e tyre pranon se ka edhe rreziqe më të mëdha.

Top Channel