Tharësit elektrikë, armiqtë e higjienës

10/09/2010 15:00

Gjesti është pothuajse mekanik, kryesisht nëse gjendesh në një banjo publike: lahen duart dhe më pas aktivizohet tharësi elektronik, duke fërkuar duart me njera-tjetrën për të shpejtuar tharjen.

Një gjest që duhet të eliminojë bakteret duke na pastruar duart, por në të vertetë ndodh e kundërta.

Një studim i Bradford University, të publikuar në Journal of Applied Microbiology, ka treguar se janë tharësit prej letre më efikas për të pakësuar rrezikun e infeksioneve.

Kur lahen duart, është e vërtetë që bakteret pakësohen, por nuk eleminohen plotësisht.

Ndërkohë që fërkimi mes tyre nuk bën gjë tjetër veçse i sjell në sipërfaqen e lëkurës, duke lehtësuar transferimin e patogjenëve.

Top Channel