Larja e gojës ju shpëton nga infarkti

10/09/2010 09:30

Higjiena orale është e rëndësishme për shëndetin e të gjithë organizmit. Që në moshë të vogël duhet përdorur furca, pasta e dhëmbëve dhe fija dentare, pasi kështu mbrojmë jo vetem gojën, por edhe zemrën.

Nga një studim i sapoprezantuar në takimin e Shoqatës Britanike për Mikrobiologjinë e Përgjithshme, zbulohet se një bakter që zhvillohet në gojë mund të kalojë në gjak dhe të provokojë mpiksje, qe eshte shpesh shkak i infarktit.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Bristol, streptokoku është një bakter që qëndron në gojë, por kur mishrat përgjaken atëherë ai mund të hyjë në qarkullimin e gjakut.

Top Channel