Dietat? 4 në 10 shëndoshen më shumë se më parë

10/09/2010 11:15

Shumë persona tentohen nga ushqimet e mira dhe përfundojnë duke rritur në peshë menjëherë pasi përfundojnë një dietë.

4 gra në 10 që i nënshtrohet dietave rrisin masën trupore me shume se me pare, pasi përfundojnë atë që e quajnë ‘grevë urie’.

Një studim anglez i titulluar “Food,Body,Mind”, mori nën vëzhgim 2 mijë gra nga mosha 18 deri në 65 vjec.

Në 10 gra që i futen dietës, njëra prej tyre e braktis që ditën e parë, ndërsa kufizimi i ushqimit mesatarisht zgjat 21 ditë. Pak gra arrijnë që të mbajnë dietë për një periudhë të gjatë dhe vetëm një në 10 thotë se është gjithnjë në dietë.

Top Channel