Rrahjet e zemrës, shpiket ilaci që ul rrezikun

09/09/2010 16:30

Rrahjet e shpeshta të zemrës janë një nga armiqtë kryesorë të shëndetit, duke dyfishuar rrezikun e vdekjes dhe trefishuar rrezikun kardiak.

Bëhet fjalë për formën më të shpërndarë të aritmisë kardiake që godet një pjesë të madhe të njerëzve. Për fat të mirë, kohët e fundit është hedhur në treg një ilac për ta luftuar këtë lloj problemi në zemrën e njeriut.

Bëhet fjalë për një kokërr të zbuluar nga një shkencëtar italian në laboratorin e Sanofi-Aventis të Montpellier-it në Francë. Kjo është terapia e parë që zbulohet pas më shumë se 20 viteve për rrahjet e shpeshta të zemrës. Ilaci ul me 24 % numrin e vdekjeve në rastet e atakut kardiovaskular dhe 34 % të sulmeve nga iktusi.

Aktualisht ky ilac ka dalë në shitje në Itali dhe në Francë por shumë shpejt, pasi të marrë miratimin ndërkombëtar, do të vijë edhe në vendin tonë.

Top Channel