Maternitet në kushtet e shtëpisë

09/09/2010 18:55

Altini është 4 ditësh. Ai është një nga foshnjat që në Shqipërinë e vitit 2010 lindi në kushtet e shtëpisë sepse në fshatin e tij  nuk ka një qëndër shëndetësore dhe familjes së tij nuk ia mban xhepi të paguajë një makinë fuoristradë.

“Lindja zgjati rreth 4 orë, fëmija lindi me probleme të mëdha”, shprehet Valmira. Për të dhe për shumë gra të Malvinzës, një fshat rreth 40 km larg kryeqytetit, kjo nuk është lindja e parë në kushte shtëpie.

Dy vjet më parë, po në kushte shtëpie ajo solli në jetë edhe Benardin, fëmijën e saj të parë. Pas eksperiencës së dy lindjeve në shtëpinë e saj, Valmira dhe të gjitha gratë e kësaj zonë, janë perfeksionuar në përgatitjet për të sjellë në jetë një fëmijë në kushtet primitive.

Edhe Rabia, vjehhra e Valmirës, 45 vjece, i ka lindur që të 5 fëmijët e saj në shtëpi, por këmbëngul që nuk ka të bëjë me traditën apo realitetin, por me kushtet ekonomike. Rreth 35 % e grave të këtij fshati vënë jetën e tyre dhe të foshnjeve në rrezik duke vendosur që të lindin në shtëpi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel