Jaguar feston ditëlindjen me një ekzemplar platini

09/09/2010 16:15

Për të festuar 75 vjetorin e lindjes, shtëpia angleze e prodhimit të makinave Jaguar, ka ndërtuar një ekzemplar të vecantë.

Modeli XJ75 Platinum Concept është ndërtuar për të mahnitur këdo që merr drejtimin e saj. Kontrasti mes së bardhës dhe të zezës është një nga pikat më të forta të makinës, e gjitha e kromuar nga jashtë. Pavarësisht se është ulur shumë afër tokës që i jep më shumë karakter sportiv, linjat e makinës ngelen pothuajse të pandryshuara.

E vecanta e këtij lloji është edhe muzika pasi makina është pajisur me një sistem Bowers & Wilkins të përbërë nga 20 bokse, 1200 watt. Motori përbëhët nga 8 cilindra 5 litërsh që mund të ofrojnë 470 kuaj/fuqi.  

Top Channel