Gabon emër gjatë seksit, vritet nga i dashuri

09/09/2010 18:25

Mbytet me tel nga i dashuri pasi përmendi emrin e një tjetër mashkulli gjatë marrëdhënies seksuale.

Kjo është historia e dhimbshme e 41 vjecares britanike Joanne Kitchen, mama e dy fëmijëve. “Daily Telegraph” shkruan se shoku i saj, 44 vjecari Gary Higgs u tregua i papërmbajtshem pasi ajo thirri “Chris” gjatë aktit seksual.

Ata ishin njohur në Facebook gjatë vitit të shkuar dhe që prej dhjetorit jetonin në një apartament në Manchester. Miqtë dhe të afërmit i kanë përshkruar si një cift i qetë. Vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Manchester dhe ai mund të kërkojë ulje dënimi vetëm pas 15 vjetësh.

“Nuk doja t’i bëja keq por u nevrikosa kur dëgjova që përmendi emrin e dikujt tjetër. Vetëm tani e kuptoj cfarë kam bërë dhe ndihem shumë i penduar”, tha para gjykatësit 44 vjecari.

Top Channel