Olta Rrahmani e ka përcaktuar vetë datën e lindjes së fëmijës së saj. 28 vjecarja nga Tirana ka zgjedhur që vajza e saj të vijë në jetë më 1 qershor, pikërisht në festën e fëmijëve.

Psikologia me profesion është një ndër nënat e reja që sa vijnë e shtohen në radhët e atyre që datëlindjen e fëmijës së tyre duan ta kenë në një ditë me kuptim. Mjekja gjinekologe Mimoza Keta na tregon arsye të ndryshme të këtij motivimi. “Preferojne te zgjedhin data qe perkojne me ditelindje te anetareve te familjes, sipas horoskopit etj”, shprehet Mimoza.

Por përvec këtyre preferencave ka dhe nëna supersticioze që i kufizojnë bluzat e bardha të kryejnë operacione të planifikuara ditë të caktuara. Sipas gjinekologes, nenat s’pranojne te lindin diten e marte. Të gjitha këto mundësi ua jep sigurisht lindja e planifikuar me operacion, një zgjedhje që vitet e fundit po merret si opsioni më i preferuar për formën e lindjes.

Ndërkohë kundër lindjes natyrale edhe pse me kushtet optimale në maternitet janë vetëm dhimbjet e lindjes, të cilat duken të vështira për t’u përballuar. Por lindja natyrale të kufizon nga zgjedhja me qëllim e ditës së lindjes. Nje percaktim qe me shume se nenave, u shkon per shtat femijeve. Përvecse të lindësh e sigurt dhe komode, në kohët e sotme është dhe privilegji që fëmijëve t’ju dhurojmë dhe një datë të veccantë lindjeje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel