Alzheimer, vitamina B ngadalëson sëmundjen

09/09/2010 10:15

Doza të forta të vitaminës B mund të ngadalësojnë dhe në disa raste, bllokojnë avancimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Përfundimin e kanë nxjerrë shkencëtarët e Oxford në përfundim të një studimi dy vjeçar mbi efektet e vitaminës B, mbi pacientët e prekur nga humbja e kujtesës që prek 16% të personave mbi 70 vjeç.

Alzheimer është deri tani një sëmundje e pakurueshme që vuajnë deri në 26 milionë persona në të gjithë botën.

Top Channel