Google, 2-5 sekonda më e shpejtë

08/09/2010 21:40

Google bëhet një faqe më praktike dhe mbi të gjitha, më e shpejtë.

Falë sistemit Instant, motori i kërkimit do t’i gjejë rezultatet 2-5 sekonda më shpejt për cdo kërkim. Përkthyer në shifra globale do të thotë, për cdo sekondë të kaluar në Google, sistemi i ri kursen 11 orë kohë për përdoruesit në të gjithë botën ose 111 vjet për cdo ditë që kalon.

Teknologjia e prezantuar sot në Kaliforni i gjen më shpejt rezultatet. Ky është një hap i madh në zhvillimin e teknologjive virtuale. Kolosi i Mountain View thekson se cdo kërkim do ketë mesatarisht 5-7 rezultate me shumë.

Top Channel