Gjermani, bien ndjeshëm eksportet

08/09/2010 16:30

Eksportet e Gjermanisë kanë pësuar një rënie të papritur dhe të ndjeshme në muajin korrik.

Eksporti ka shënuar një kontraktim prej 1.5 për qind krahasuar me qershorin, kur ishte rritur në kuotën 3.7%.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia “Bloomberg”, që citon Zyrën e statistikave në Uajzbaden. Sipas të njëjtit burim, pritjet e ekspertëve të ekonomisë ishin se përqindja e eksportit do të mbetej e pandryshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA