Gjenden gjymtyrë njeriu në barkun e peshkaqenit

08/09/2010 10:10

Policia e Bahamas po heton në lidhje me një ngjarje disi të cuditshme: i duhet të identifikojë se kujt i përkasin gjymtyrët e gjetura në barkun e një peshkaqeni tiger, që ra në rrjetat e peshkatareve të New Providence.

Agjentët gjetën në barkun e peshkaqenit një këmbë, krahët dhe një pjesë të stomakut.

Mbetjet e trupit njerëzor janë cuar në laboratorin e mjekësisë ligjore për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Nga hipotezat e para mendohet se mbetjet janë pjesë e trupit të ndonjë emigranti klandestin, që kërkonte të mbërrinte në brigjet e Floridas.

Megjithatë ditët e fundit janë sinjalizuar humbjet e disa personave dhe pas identifikimit të ADN-së pritet që të gjendet se cilit prej tyre i përkasin gjymtyrët.

Top Channel