Dysheku i dashurisë “plotëson” italianët

08/09/2010 18:05

“Beni dashuri, jo luftë”. Kjo është një thënie e vjetër nga fiset hipi, ndoshta e vjedhur dhe e aplikuar në praktikë nga një sipërmarrës italian.

Ai ka prodhuar një dyshek që “premton” pagjumësi dhe orë të tëra pasioni në shtrat. Dysheku në fjalë përbëhet nga disa aksesorë shtesë, në mënyrë që femra dhe mashkulli të përshtaten me stilet kamasutra. Kjo shpikje ka rezultuar një sukses i vërtetë në rajonin e Venetos ku dysheku i dashurisë ka shitje marramendëse.

Shpikësi i saj, Paolo Tonelli mund ta konsiderojë veten me fat, pasi dysheku i tij mund t’u zgjidhë problemet 70 % të italianëve, të cilët thonë se kanë probleme gjatë kryerjes së aktit. “Plani industrial sapo ka nisur të marrë jetë në eBay.

Dysheku është një produkt që mund t’u shërbejë të gjithëve”, shprehet Tonelli. Mjaftojnë 1700 euro që ky dyshek të porositet dhe për pak ditë mbërrin në shtëpitë e cdokujt.

Top Channel