Domatja ul rrezikun e kancerit në prostatë

08/09/2010 19:50

Domatja është një mik për shëndetin e meshkujve. “Mbretëresha” e kuzhinës mesdhetare njihet prej kohësh për vetitë kundër kancerit por tashmë janë zbuluar më në detaje, pasi mendohet se lufton kancerin në prostatë.

“Një dietë e pasur me salcë domateje apo domate ul mundësinë e prekjes nga kanceri i prostatës si dhe sëmundjet e tjera tumorale”, shprehet studiuesja italiane Manuela Iezzi.

Kërkuesit e Universitetit të Chieti-t, kanë testuar vetitë e domates tek minjtë ku ata që ushqeheshin me bazë domateje deri ne 10 %, mbijetonin më gjatë. Tumori i prostatës është forma e dytë më e përhapur e kancerit tek meshkujt, pasi në vend të parë ështe tumori i mushkërisë.

Top Channel