“Parajsa” shqiptare e librave

08/09/2010 18:55

5 librat më të tërhequr në Bibliotekën Kombëtare janë “Mashtrimi i Madh” i Dan Brown, “Klienti” i John Grisham, “E penguara” e Ismail Kadare, “Të jetosh në ishull” nga Ben Blushi dhe “E kuqja e demave” e Mira Meksit.

Punonjësit e bibliotekës nuk ka ditë që të mos i shërbejnë këto libra që janë më të parapëlqyerit e lexuesve të saj. Violeta Bicolli, shefe e departamentit të shërbimit dhe informacionit, thotë se letërsia mbizotëron ndaj cdo kategorie tjetër librash.

“Mund të përmend literarurën e huaj dhe atë shqiptare”, thekson ajo. Në letërsinë e huaj parapëlqehet zhanri i romaneve të ashtuquajtur “limonatë” por nuk ngelen pas as shqiptarët si Flutura Acka, etj. Shtatori është një nga muajt më të begatë të lexuesve. Pothuajse në të gjitha pikat e shërbimit mesatarisht tërhiqen rreth 400 libra në ditë.

Grupmoshat e reja preferojnë letërsinë artistike, ndërsa të moshuarit parapëlqejnë ata historikë. Në bibiliotekën gati 1-shekullore të Shqipërisë gjenden libra që e kapërcejnë disa herë moshën e saj. “Në fondet e Bibiotekës Kombëtare deri tani janë depozituar rreth 1 milionë e 45 mijë e 500 libra por kjo shifër shtohet sepse cdo ditë futen libra të reja nga entet botuese”, shton Violeta Bicolli.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel