“Stalking” vlen edhe në Facebook

07/09/2010 17:45

Edhe në Facebook mund të dënohesh për krimin e “stalking”-ut. Lajmin e ka bërë të ditur një vendim i Gjykatës Kushtetuese italiane.

Gjykatësit kanë konfirmuar një vendim të dhënë nga Gjykata e Potenza-s, ndaj një personi të akuzuar për “akte persekutuese” (stalking) ndaj ish të dashurës së tij, duke mos pranuar faktin se ishin ndarë.

Ai i kishte shkruar mesazhe kërcënuese në rrjetin social dhe publikuar në internet një video ku kryente marrëdhënie seksuale me të.

Top Channel