OKB jep alarmin për zhdukjen e fiseve në Amazonë

07/09/2010 13:50

Tributë indigjene të Kolumbisë rrezikojnë zhdukjen si pasojë e aktivitetit terrorist të guerrilasve që veprojnë në Amazonë.

Sipas alarmit të dhënë nga OKB, pastrimi etnik po ndodh larg syve të njerëzve dhe në heshtje të plotë. Sipas raportit të Unhcr-së, të paktën 34 tribu po rrezikojnë zhdukjen për shkak të dhunës që po ushtrohet në tokat e tyre.

Kjo popullsi përbën rreth 2 % të të gjithë Kolumbisë, por është një nga pakicat më identifikuese të vendit, pasi europianët ishin ata që i pushtuan qindra vjet më parë. Raporti thekson se në vitet 2008 dhe 2009 vrasjet e indigjenëve janë shtuar me 63 % dhe vetëm në vitin 2009 janë ekzekutuar 33 anëtarë të fisit Awa.

Dy javë para publikimit të këtij raporti u vra edhe kreu i fisit Wayuu, Luis Socarras Pimienta. Një tjetër tribu në rrezik është edhe Nukak, gjysma e të cilëve janë vrarë.

Top Channel