Kujdes me Facebook-un, dobëson rendimentin në shkollë

07/09/2010 16:50

Të mbash hapur Facebook-un, ndërsa je duke studiuar dhe t’i hedhësh një sy, ka një ndikim të keq në performancën shkollore, me rezultate rreth 20 përqind më të ulëta se zakonisht.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer mbi 219 studentë amerikanë i drejtuar nga psikologët e Open University.

Sipas tij, truri i të rinjve është i aftë të kryejë më shumë gjëra njëkohësisht, por ata që përdorin rrjetet sociale, ndërsa janë duke mësuar, dalin më rezultate më të dobëta.

Mungesa e shpërqëndrimeve përkthehet me një kohë 88 përqind më shumë të kaluar mbi libra.

Top Channel