Fëmijët e pagjumë, të ekspozuar ndaj obezitetit

07/09/2010 12:35

Fëmijët që flenë pak orë gjatë natës janë më të ekspozuar ndaj obezitetit. Këtë e vë në dukje një studim i grupit Jama, i publikuar në revistën “Archives of Pediatrics and Adolescent Medicine”.

Studimi ka monitoruar 1930 fëmijë të moshës 0-13 vjec duke marrë të dhëna shumë të vlefshme. Fëmijët janë ndarë në dy grupe, 0-59 muajsh dhe 60-154 muajsh. Gjatë këtij monitorimi është vënë re se 33 % e fëmijëve më të rinj dhe 36 % e atyre më të vjetër, ishin mbipeshë.

Për më të vegjëlit, rezulton se mungesa e gjumit gjatë natës shton rrezikun për obezitet, ndërsa tek grupmosha më e rritur, mungesa e gjumit nuk mund të konsiderohet rrezik i madh. “Para moshës 5 vjecare, gjumi i natës është një faktor kritik në lidhje me obezitetin”, thuhet mes të tjerash në studimin amerikan.  

Top Channel