Të gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të dobësuar virusi, duke forcuar sistemin imunitar të trupit, por a është e mundur që e njëjta metodë të përdoret edhe për ngadalësimin e plakjes së njeriut?

Përgjigjja është po, sipas gjigandit francez të bukurisë “Givenchy”, i cili së fundmi ka emetuar në treg “Vax’in For Youth Serum”.

Profesor Suresh Rattan, një biolog i vjetër pranë University of Aarhus, në Danimarkë, është koka e këtij zbulimi.

Sipas tij, “shkenca nuk mund të bëjë të pavdekshëm apo mrekullira të tjera si kjo, por mund të ngadalësojë plakjen”.

Rattan dhe “Givenchy” theksojnë se trupi ka një sistem mbrojtës që prej lindjes, i cili vihet në funksionim në gjendje të caktuara, si ajo e stresit.

Rattan zbuloi se qelizat e lëkurës në situata “stresi”, të shfaqura në temperaturë të lartë, për periudha të shkurtra, ngadalësojnë plakjen dhe funksionojnë më mirë sesa në temperaturë normale.

Në fakt simulimi i stresit duket se nxit sistemin mbrojtës të trupit dhe na plak më ngadalë.

Top Channel