Në mesnatën e 6-7 gushtit, teksa e gjithë Tirana fiku dritat, një fenomen i cuditshëm tërhoqi vëmendjen e qytetit.

Ajo që më vonë gjeti diskutim të madh, u bë shkas për hapjen e një debati që ende vazhdon. Në 7 gusht, sipas pretendimeve te një videoje amatore, janë vëzhguar tre drita ende të paidentifikuara.

Qytetarja Rezmie Lulo tregon se dritat ishin të jashtëzakonshme. “Në atë moment nuk mendova gjate dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura”, shprehet ajo.

Por, a u vizitua Shqipëria në 7 gusht nga alienët? Aviacioni Civil nuk di të japë një përgjigje. Për këtë rast kur pamja është filmuar nga një amator, ushtria nuk pranon të prononcohet. Nëse dritat nuk kanë qenë UFO ato nuk kanë qenë as avionë, sepse Ilirian Ciko nga Aviacionit Civil thotë se në orën e raportuar nuk ka pasur avionë që janë ngritur.

Ndërsa nga ana tjetër, Remzie Lulo shton: “Fillimisht objektet na u duken afer dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO”. 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA