Natascha Kampusch rrëfen ferrin në “3096 ditë”

06/09/2010 16:45

Austriakja Natascha Kampusch do të ngelet gjatë në kujtesën e botës për shkak të vuajtjeve që ajo kaloi pasi u rrëmbye në vitin 1998 kur ishte 10 vjec nga Wolfgang Priklopil.

Për 8 vjet ajo qëndroi e izoluar dhe dhunohej pothajse përditë nga Priklopil. Plot 3096 ditë vuajtje, të cilat përshkruhen me detaje në librin e saj “3096 ditë” që do të dalë në treg ditën e mërkurë.

Vitet e kaluara në kantinë Natascha i rrëfen me ndihmën e psikologëve, të cilët kanë bërë një punë të pandërprerë për 4 vjet rresht. Rrëmbyesi i saj e dhunonte rreth 200 herë në javë, por Natascha arriti të mbijetonte duke ia rrëfyer historinë e saj të dhimbshme mbarë botës.

E reja 22 vjecare rrëfen në këtë libër edhe hapat e vegjël qe po ben drejt lirisë, duke theksuar edhe miqësitë e mëdha që ajo ka krijuar gjatë kësaj kohe. Ndërkohë, “Daily Mail” ka publikuar një pjesë dramatike të rrëfimit që shumë shpejt mund të bëhet edhe film.

Top Channel