Izrael, grabitësi gabon bankën

06/09/2010 14:10

Tenton të grabisë një bankë të Tel Aviv, por gabon dhe shkon në një ndërtesë që nuk kishte asnjë kacidhe.

Kështu ka ndodhur në Izrael, kur një burrë me fytyrë të maskuar ia drejtoi pistoletën drejtorit të një banke duke i kërkuar të boshatiste kasafortën.

“Idiot, ne jemi një bankë për shurdh-memecë dhe nuk kemi para të thata”, tha drejtori. Policia nuk e arrestoi këtë person, duke parë edhe gjendjen jo të mirë mendore të ‘grabitësit’.

Top Channel