Apple, Ping: Më shumë se 1 milion përdorues

05/09/2010 11:35

Në më pak se 48 orë nga aktivizimi të mërkurën e shkuar, më shumë se 1 milion përdorues janë bashkuar me komunitetin e “Ping”.

Lajmin e ka bërë të ditur “Apple”.

“Ping” të jepë mundësinë të ndjekësh artistët e preferuar, të zbulosh se çfarë bëjnë, të shikosh foto dhe video të publikuar nga ata, të konsultohesh më të dhënat e turneve të tyre dhe komentosh mbi artistë të tjerë për muzikën që dëgjojnë.

Rrjeti social të jep gjithashtu mundësinë të publikosh mendime dhe opinione, këngët dhe albumet e preferuara, muzikën e shkarkuar nga iTunes dhe koncertet që do të zhvillohen.

Top Channel