Shkencëtarët izraelitë mendojnë se kanë zbuluar përse gjuha arabe është e vështirë të mësohet dhe të lexohet.

Grupi nga Universiteti i Haifës thotë se njerëzit përdorin të dyja anët e trurit të tyre kur fillojnë të lexojnë në një gjuhë, por kur mësojnë arabisht kjo është një përpjekje e kotë.

Detajet e shkronjave arabe tregojnë se studentët duhet të përdorin vetëm anën e majtë të trurit, sepse kjo pjesë i dallon më mirë ato.

Zbulimi, që është arritur nga studimi i 40 personave, është raportuar në degën e Neuropsikologjisë.

Top Channel