Peru, lumi Amazon në minimumin historik

03/09/2010 09:45

Lumi Amazon, në veri-lindje të Perusë, ka rënë në nivelin e tij më të ulët në 40 vitet e fundit duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik për shkak të bllokimit të transporteve.

Të paktën gjashtë varka të mëdha kanë mbetur të bllokuara në cekëtirë, në afërsi të portit të qytetit të Ikuitosit.

Niveli i ulët i ujit vjen si pasojë e tejzgjatjes së thatësirës, bëjnë të ditur meteorologët lokalë.

Lumi pritet të ulet edhe më tej para se të fillojë sezoni i shirave, i parashikuar për muajin e ardhshëm.

Ikuitosi dhe qytete të tjera në Peru nuk kanë lidhje rrugore me rajonet e vendit që preken nga shirat dhe për pasojë varen direkt nga lumi Amazon.

Ushqimet dhe furnizime të tjera po transportohen nga varka të vogla që mund të lundrojnë në cekëtirë dhe të kalojnë mes blloqeve të baltës.

Top Channel