Pasioni për verën, nis sezoni i prodhimit të pijes “dehëse”

03/09/2010 18:40

Eshtë fillim shtatori dhe në komunen piktoreske të Bërzhitës, gjallëria e verës nuk jep shenja zbehje në këtë zonë periferike të Tiranës.

Erzeni aty pranë përben një burim të mirë për të gjithë gjelbërimin e zonës e mbi të gjitha kur vjen puna tek prodhimtaria e tokës. Mbi te gjitha ky vit ka qene i mbare per hardhite e zones. Bashkim Sallaku eshte banor autokton dhe mbi te gjitha eshte nje prodhues i apasionuar i veres.

Vreshtaria nuk eshte okupimi primar per Bashkimin por pasioni per veren e ka bere qe te shpenzoje me shume kohe me vreshtat e tij. Por pasioni i madh per nje vresht te vogel ka sjelle zgjerimin e siperfaqes dhe mbi te gjitha te varieteteve te ketij fruti e per rrjedhoje te produkteve te tij qe mbi te gjitha klasifikohen si kenaqesi po te kmi parasysh qe po flasim per pije alkoolike. “Ka shesh te zi, moskat, kardinal dhe rexhina”, rrëfen Bashkimi.

Por arsyeja kryesore pse ndodhemi buze Erzenit eshte metoda me te cilen Bashkimi dhe shume banore te tjere te kesaj zone gjate aksit Tirane- Elbasan e prodhojne veren e tyre. “E shtrydhim ne nje kazan dhe e fusim ne fuci”, shton ai. Pas kraheve te Bashkimit ndodhet makineria qe e shtrydh ne menyre automatike rrushin por ajo eshte e paperdorur, ai na tregon se nuk e pelqeu shijen e veres te prodhuar ashtu dhe perkunder arsyes ekonomike tradita fiton perparesi. Dhe keshtu ka qene qe heren e pare.

Bashkimi mund te behet nje prodhues industrial vere por nuk ka ndermend te kaloje ne shkalle industriale. Madje ai eshte bere tashme nje prodhues ekspert e jo thjesht amator i veres.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel