Elefantët kanë frikë nga milingonat

03/09/2010 16:00

Deri tani mendohej se ishin vetëm minjtë që trembnin elefantët. Tani një studim i Universitetit të Floridës, i kryer në Laikipia District dhe në Tsavo National Park të Kenias, tregon se ka gjallesa të tjera, më të vogla se minjtë, që trembin gjitarët e mëdhenj. Janë milingonat.

“Është interesante të shikosh se si insekte që peshojnë vetëm 5 miligramë secili, të jenë në gjendje të mbajnë larg kafshë që peshojnë miliarda herë peshën e tyre”, është shprehur një prej kërkuesve.

Sipas studimit, elefantët janë shqetësuar nga era që nxjerrin këto insekte.

Top Channel