Dozë ekstra gjumi në fundjavë ju ndihmon

03/09/2010 14:10

Nëse puna, familja ose jeta sociale ta heq mundësinë për të patur gjumë të plotë dhe të mirë gjatë javës, atëherë përpiquni që të rikuperoni mungesën në fundjavë.

Sipas një studimi amerikan, të sapopublikuar në revistën “Sleep”, një dozë ekstra gjumi në fundjavë mund të jetë shumë efikase për ata persona që u duhet të punojnë deri vonë në darkë dhe të zgjohen herët në mëngjes.

Megjithatë edhe një gjumë i thellë prej 10 orësh nuk është asnjëherë i mjaftueshëm për të anuluar të gjithë efektet negative të mosplotësimit kronik të gjumit.

Për të analizuar efektet e mungesës së gjumit dhe strategjitë për të rregulluar dicka, kërkuesit kanë kryer një eksperiment mbi 159 të rritur me një moshë mesatare prej 30 vjec.

Fillimisht kanë qëndruar në gjumë 10 orë për dy net me radhë dhe më pas një pjesë e tyre kanë fjetur 4 deri 5 orë në netët në vazhdim, ndërsa të tjerët kanë vijuar të flene nga 10 orë.

Personat që fjetën më pak kishin më pak aftësi për t’u përqendruar, më shumë probleme me vëmendjen. Megjithatë funksionet normale cerebrale u rivendosën në normë kur në fundjavë ata fjetën sërish më shumë, duke u plotësuar me gjumin e munguar.

Top Channel