BE eleminon edhe llampat 75 watt

03/09/2010 17:25

Pas llampave 100 watt tashmë e kanë radhën ato 75 watt për të dalë në pension.

Në vendet e Bashkimit Europian, fabrikat nuk do prodhojnë më llampa te ketij lloji, të cilat do jenë në treg deri në momentin që do mbarojnë. Vendimi për të zëvendësuar llampat e vjetra me produkte më moderne për të kursyer sa më shumë energji, është marrë nga Bashkimi Europian që vetëm një vit më parë hoqi nga tregu llampat 100 watt.

Pas një viti do t’u vijë radha edhe llampave 60 watt dhe më pas atyre 40 dhe 25 watt. BE ka një projekt të saktë për eleminimin e gjithë këtyre llampave në mënyrë që të kursehet rreth 40 miliarde kw/h në vit me pasoja reduktimin e 15 milionë tonelatave CO2. Nëse bëjmë një krahasim, BE do kursejë sa konsumi i gjithë Rumanisë për një vit.    

Top Channel