Shumë orë në internet dëmtojnë trurin

02/09/2010 13:20

Qëndrimi shumë orë i mbërthyer pas internetit, navigimi në rrjet apo çatimi në rrjetet sociale si Facebook, është i rrezikshëm për fëmijët.

Dhe pikërisht mungesa e gjumit mund të shpjegojë rritjen e madhe të sëmundjeve mendore në moshë të rritur.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i universitetit të Sidneit i kryer mbi 20 mijë të rinj të moshës 17-24 vjeç, të publikuar në revistën “Sleep”.

Sipas tij, ata që flenë më pak se 5 orë natën janë tre herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga probleme psikologjike një vit më vonë, në krahasim me ata që flenë rregullisht.

Çdo orë gjumi është e lidhur me 14 përqind mundësi rreziku për shëndetin

Top Channel