" /> ">

Palestër kundër genit të obezitetit

02/09/2010 13:20

Nuk ka më justifikim për obezët. Një ekip i “Medical Research Council’s Epidemiology Unit” në  Cambridge ka zbuluar genin e obezitetit, ose thënë ndryshe gatishmërinë gjenetike ndaj obezitetit. Ky gen mund të luftohet falë ushtrimeve të vazhdueshme fizike.

Shkencëtarët arritën në përfundimin e tyre duke marrë në analizë 20 mijë banorë të Norfolk dhe duke parë se cili ishte impakti i tyre fizik në rast se do të reduktonin tërësisht aktivitetin fizik.

“Kërkimi ynë tregon se edhe ata që kanë rrezik për t’u shëndoshur mund ta mbajnë veten nën kontroll duke u ushtruar vazhdimisht dhe duke mbajtur një regjim të caktuar të ushtrimeve”, thotë për “Daily Mail”, profesoresha Ruth Loos, që drejtoi studimin.

Top Channel