Edhe bakteriet dinë të jenë altruiste. Këtë e tregon një kërkim i udhëhequr nga biologë të Howard Hughes Medical Institute dhe Boston University i publikuar në revistën “Nature”.

Një bakter fiton fuqi më të madhe kur i nënshtrohet një mutacioni dhe në këtë mënyrë arrin të luftojë edhe ilacin. Bakteriet identikë E. coli pësojnë këtë mutacion, por biologët kanë kryer një eksperiment duke hedhur ilac deri në pikën që ata nuk shumohen.

Ata kanë vënë re një një enzimë të quajtur triptofanasi, në gjendje të reduktojë përbërësit aminoacidë që E. coli e prodhin në kushte stresi. Në këtë rast, bakteriet prodhojnë inde edhe për bakteriet e tjerë, cka i ndihmon ata të mbijetojnë nëse janë më të fortë. Ky studim do ndihmojë shkencëtarët të krijojnë ilace, në gjendje për të luftuar këto lloje bakteriesh.

Top Channel