Australi, vritet me dinamit balena e sëmurë

02/09/2010 16:05

Autoritetet e një lokaliteti në jugperëndim të Australisë kanë vrarë një balenë e cila ishte “ankoruar” në breg për shkak të një sëmundjeje.

Departamenti i Ambientit synonte fillimisht që ta linte të ngordhte vetë kafshën 9 metërshe por me pas u vendos që t’i jepej fund agonisë së gjitarit detar.

Vrasja e balenës është bërë me material shpërthyes. Drejtori i departamentit, Mike Shepherd shprehet se prania e balenës në breg mund të përbënte rrezik për personelin e sigurisë, prandaj u morën masat që kafsha të vritej sa më shpejt.

Top Channel