Xheloz për FB e të fejuarës, e dhunon

01/09/2010 09:35

Facebook bëhet shkas për dhunën ndaj një të reje në SHBA, e cila ka rënë viktimë e xhelozisë së të dashurit të saj.

Një 36 vjecar ka lexuar disa mesazhe private në faqen e Facebook të të fejuarës dhe i errësuar nga xhelozia e ka dhunuar 23 vjecaren duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.

Ajo u mbajt e burgosur për 4 ditë në dhtëpi, madje ai e ka kërcënuar me vrasje. Në skenën e dhunshme kanë asistuar dy fëmijet, njëri prej të cilëve është lindur nga cifti në fjalë.

Top Channel