Mars, telekamera do të filmojë uljen

01/09/2010 21:35

Lajmërohet një mbërritje spektakolare në Mars e robotit të ri të NASA Curiosity, i parashikuar më gusht të 2012-ës.

Një telekamer e vendosur në anën e pasme të mjetit do të regjistrojë afrimin në tokën e planetit të kuq, duke dërguar në Tokë imazhe të paprecedentë.

Kamera do të hyjë në funksion rreth 2 minuta përpara se roboti të prekë tokën dhe parashikohet që imazhet e para mund të kenë një panoramë të shtrirë për disa kilometra.

Top Channel