Apple, Steve Jobs prezanton produktet e reja

01/09/2010 21:10

Steve Jobs, kreu i Apple, ka prezantuar sot produktet e reja të mollës së kafshuar, të parashikuara për periudhën para-Krishtlindjeve.

Fillimisht është prezantuar azhornimi i sistemit operativ të iPhone, iPad, iPod Touch, tani në versionin 4.1.

Më pas Apple hyn në tregun e rrjeteve sociale dhe prezanton Ping, rrjetin social të dedikuar për muzikën, i cili do të integrohet me versionin 10 të iTunes.

Gjithashtu Jobs ka prezantuar edhe AppleTV2, gjenerata e re e AppleTV, dekoderi falë të cilit është e mundur të shihen në televizorin e shtëpisë programe televizivë dhe filma që janë shpërndarë në internet.

Top Channel