Lamtumirë stetoskopit, preferohet iPhone

31/08/2010 14:10

Figura familjare e mjekut me stetoskop përreth qafës po zhduket, e zëvendësuar nga një më teknologjike: iPhone.

Të paktën duke e gjykuar nga sasia e doktorëve që kanë shkarkuar aplikacionin që monitoron të rrahurat e zemrës më pajisjen e “Apple”.

Për “The Guardian” janë të paktën 3 milionë këmisha të bardha që kanë blerë programin në iTunes.

Në versionin falas që është vënë në dispozicion javën e shkuar, janë regjistruar 500 shkarkime në ditë.

Top Channel