Besnikëria e burrit? Varet nga paga e saj

31/08/2010 13:45

Kur gruaja ka një rrogë më të lartë se bashkëshorti i saj, ky i fundit kërkon rrugë të tjera për të vendosur rolin e tij si mashkull; këtu mund të lindin edhe tradhëtitë.

Kështu thuhet në një kërkim të prezantuar në takimin e përvitshëm të American Sociological Association që zhvillohet në Atlanta, që ka treguar se burrat që kanë pagë më të vogël se partneret e tyre kanë tendencë që të tradhëtojnë më shumë.

“Kur burri ndihet i kërcënuar, ndërmerr veprime që ‘ristabilizojnë’ rolin në cift”, thotë autori i studimit Christin Munsch.

Për të arritur në këtë konkluzion, kërkuesit kanë marrë nën vëzhgim 1024 burra dhe 1559 gra në një marrëdhënie cift që ka zgjatur të paktën një vit.

Rezultati qe: Burrat që kishin pagë më të ulët kishin tendencë t’ia mbathnin më kollaj, se sa ata që siguronin bukën e përditshme dhe mbanin peshën kryesore në familje.

Top Channel