Zbulohet defekti gjenetik i migrenës

30/08/2010 11:05

Dhimbja e kokës që shkaktohet nga migrena, ka një burim nga AND-ja e trupit të njeriut.

Shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë fajtorin për këtë sëmundje kronike që është një mutacion në kromozomin 8 dhe ky është një problem që prek rreth 300 milionë vetë në mbarë botën.

Studimi është kryer nga një ekip ndërkombëtar dhe sipas revistës “Nature Genetics”, bëhet fjalë për të dhenat e para gjenetike që cilësohen përgjegjëse për migrenën. Kromozomi 8 ka një defekt mes dy geneve PGCP e MTDH/AEG-1. Migrena prek 1 në 6 femra dhe 1 në 12 meshkuj. Kjo është një sëmundje neurologjike shumë e përhapur në Europë dhe SHBA.

Zakonisht shfaqet pas pubertetit dhe prek më shumë njerëzit e grupmoshës 35-40 vjec. Shpesh dhimbjet prekin kokën dhe të prekurit tregojnë shenja të qarta lodhjeje.

Top Channel