Google zbarkon në Youtube me shërbimin më të ri, “pay per wiev”, duke hedhur njnë tjetër hap në “luftën” kundër televizorit.

Sipas “Financial Times”, Google është në bisedime me kompanitë më të mëdha holivudiane për të shitur filmat dhe dokumentarët nëpërmjet Youtube. Google do t’i shtyjë klientët drejt filmave nëpërmjet motorit të saj të kërkimit.

Por “lufta” mes botës virtuale dhe televizionit nuk ndalet me kaq pasi Apple do hedhë në treg në shtator iTv ku do përdorë sistemin operativ të iPhone 4. Pak ditë më parë kompania e Steve Jobs mbylli bisedimet me News Corp, CBS e Disney për të shkaktuar spektakle televizive me vetëm 99 qindarka për 48 orë. Kompani tjetër është edhe Netflix që transmeton filmat e kolosëve amerikanë në internet.

Top Channel