Fytyra e dytë e Enver Hoxhës

30/08/2010 18:35

Një ditë prilli të 1985-ës, një ekip i zgjedhur skulptorësh shqiptarë u thirrën me urgjencë për një mision sekret.

Ish-lideri komunist i Shqipërisë Enver Hoxha sapo kishte vdekur dhe një nga kërkesat e tij të fundit kishte qenë tërësisht e çuditshme.

Skulptorëve iu ngarkua detyra të derdhin një maskë mbi portretin e tij, për të ruajtur mimikën e fundit të kryekomunistit shqiptar.

Kjo maskë u realizua nën masa të forta sigurie dhe për afro 25 vjet, përveç spekullimeve në shtyp për ekzistencën e saj, nuk ka pasur ndonjë përpjekje të tjera për ta lokalizuar atë.

Në skedën me numër matrikulli 3786 të Muzeut Kombëtar, “Pasdite në Top Channel” ra në gjumët e kësaj maske dhe sot vjen për sytë e publikut.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel