Kili, 5 minatorë refuzojnë ushqimin
28/08/2010 12:45
5 nga 33 minatorët e bllokuar në një minierë të Kilit vuajnë nga depresioni dhe prej disa ditësh ata po refuzojnë ushqimin.
Lajmin e bën të ditur ministri i Shëndetësisë, Jaime Manalich, sipas të cilit, ata do të kurohen në distancë nga psikologët. “Nuk hanë dhe refuzojnë të dalin para miko-kamerës”, shprehet ministri.
Psikologët thonë se 5 minatorët me depresion janë izoluar nga pjesa tjetër e kolegëve. Aktualisht minatorët marrin 1200 kalori në ditë dhe që nga dita e nesërme ata do të marrin 2000 kalori.
Ndërkohë, në minierë ka mbërritur makineria 30 tonëshe që do të nisë punën për hapjen e një tuneli.
Top Channel