Bangkok, tigri vihet në gjumë e fshihet në valixhe

28/08/2010 15:10

Një tigër dy muajsh është zbuluar të dielën e shkuar në valixhen e një gruaje në aeroportin e Bankokut.

Ai transportohej së bashku me një “kolegun” e tij prej pellushi, në tentativë për të humbur gjurmët.

Kafsha ishte droguar dhe nuk lëvizte. Por edhe pse i vogël, ishte shumë i rëndë, aq sa valixhja është kontrolluar me rreze X, që kanë zbuluar tigrin e vogël.

31 vjeçarja që është transportuar në mënyrë klandestine në Teheran, është arrestuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel