Tajlandë, kapet gruaja më tigrin në cantë

27/08/2010 15:40

Një shtetase tajlandeze është ndaluar në aeroport pasi në cantë iu gjet një tigër 2 muajsh, të cilin do ta transportonte për në Iran.

Canta kaloi në rrezet x dhe për fat të mirë policët kufitarë kanë arritur të vënë re dicka të pazakontë duke e arrestuar 31 vjecaren në aeroportin e Bangkokut. Tashmë ajo rrezikon rreth 4 vjet burg dhe mijëra dollarë gjobë.

Këlyshi ishte droguar në mënyrë që të mos nxirrte asnje lloj problemi gjatë udhëtimit. Gruaja u shpreh se është pronarja e kafshës por kjo nuk do ta shpëtojë pa u gjykuar.

Top Channel